SHBA u bën thirrje qytetarëve të anulojnë udhetimet në Serbi

Departamenti Amerikan i Shtetit ka lëshuar një paralajmërim ku u bën thirrje qytetarëve të saj që të kenë kujdes para se të planifikojnë të udhëtojnë për në Serbi.

Kjo thirje nga ana e autoriteteve amerikane vjen për shkaku të një epidemie që është përhapur në këtë shtet.

Bëhet fjalë për epideminë e fruthit, e cila po përhapet me të madhe në Serbi, epidemi e cila transmetohet shumë lehtë nga një person te personat tjerë, edhe përmes ajrit.

Instituti për Shëndetin Publik të Serbisë “Milan Jovanovic Batut” ka njoftuar gjatë javës se në këtë shtet në tre muajt e fundit janë paraqitur 1 mijë e 114 raste.

Ky institut bën të ditur se nga ky numër 224 raste janë të evidentuara nëpër zonat e banuar me serbë në Kosovë.

Me fruth janë evidentuar edhe 13 punëtorë shëndetësor, mjekë dhe infermierë, të cilët me shumë gjasë virusin e kanë marrë nga pacientët që kanë trajtuar.

Departamenti rekomandon udhëtarët që do të udhëtojnë në Serbi të mbrojnë veten e tyre duke u siguruar që ata të jenë vaksinuar kundër fruthit me vaksinat përkatëse. Para nisjes nga Shtetet e Bashkuara, foshnjat 6 dhe 11 muajshe duhet të ketë 1 dozë të vaksinës dhe të rriturit dhe fëmijët mbi 1 vjeç duhet të ketë 2 doza të vaksinës të ndara të paktën 28 ditë nga njëra tjetra.(TemA TV)