Zhduket nëna e dy fëmijëve në Vlorë

“Një grua në Vlorë është larguar nga banesa prej ditësh duke braktisur dy fëmijët e saj”. Kallëzimi është bërë një ditë më parë nga vjehrra e gruas, 68-vjeçarja L.M.

Ajo ka thënë se më 30 dhjetor të vitit 2017, i është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer nusja e djalit Z.M, 28-vjeçe.

Vjehrra ka deklaruar në polici se ajo është larguar pa adresë duke braktisur dy fëmijët e saj të mitur të moshës 3 dhe 9 vjeç, të cilët i mban gjyshja pensioniste, në kujdestari.

Nga ana e policisë ka nisur puna për gjetjen e gruas, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë së Vlorës për veprime të mëtejshme.