Vrasja e avokatit grek, shqiptarët në gjyq:Donin të na vrisnin në qeli

Ditën e sotme u mbajt séance kundër dy të pandehurve  në Gjykatën e Përgjithshme, gjatë seancës pati shumë debate të ashpra ndërmjet të akuzuarve Arber Bako dhe Olti Dulçes.

Ata akuzohen për tentativë vrasje të avokatit grek Jorgos Andonopulos më 3 nëntor 2014. Të akuzuarit që janë burgosur akuzuan trupin gjykues se janë kërcënuar me vdekje dhe se kundër tyre është kryer tentativë për ti vrarë por që askush nuk ka reaguar.

Më pas ata janë larguar nga salla e gjyqit duke sharë gjykatësin edhe të pranishmit në sallën e gjyqit. “Erdhën të na vrisnin në qeli në Koridhalo. Dua të diskutohet tani”, tha Arbër Bako dhe gjykatësi i kërkoi të bisedojë me prokurorin.

“Kemi thënë dhe nuk bënë asgjë. Po të doni të vazhdojmë gjyqin, le të vijë këtu tani. Ne bëmë luftë të gjejmë kush janë truri dhe ju nuk doni t’ia dini. Nëse ju paguajnë, ti vini… Jeni të gjithë të vdekur”, ju përgjigjën të akuzuarit.

Dy shqiptarët u larguan në shenjë proteste nga seanca gjyqësore. Të dy akuzohen dhe për vrasjen e avokatit grek Mihalis Zafiropulos më 12 tetor 2017. Pas largimit të tyre, seanca vazhdoi normalisht. Gjyqi vijon më 24 janar, ndërsa një kurd ka pohuar se është paguar për të eliminuar dy shqiptarët.