Rama: Përkthimi shqip-shqip i SHBA rrëzon leximin shqip-shqup të Kushtetutës për drejtësinë

Pas deklaratë së Ambasadës Amerikane lidhur e qëndrimin e kësaj të fundit për kërkesën e partive opozitare për të ndryshuar ligjin për zgjedhjen e kryeprokurorit, vjen përgjigja e kryeministrit Edi Rama.

Në një postim të tijin ne rrjetet sociale, Rama thekson se përkthimi shqip-shqip i SHBA rrëzon përsëri leximin shqip-shqup të Kushtetutës.

“Përkthimi shqip-shqip i SHBA rrëzon përsëri leximin shqip-shqup të Kushtetutës për drejtësinë🤭Shumë keqardhje dhe pak shpresë për reflektim😔”, thuhet në reagimin e Ramës.