Martin Leka: Kazan

Nga Martin Leka

Ne takimin koke me koke qe pati Edi Rama me Lulzim Bashen vitin e kaluar, nga burime te miat, kam informacione se Edi Rama i ka thene se nuk dua te degjoj me emrin e Olsit ne konferencat nga selia e Shqup-it. Po nga keto burime, Lulzim Basha ka rene dakord me nje kusht: te mos permendet emri i kunatit tim nga zyrat e ish-Partise se Punes!

Ne kete takim koke me koke prej me shume se tre oresh, eshte diskutuar per shume gjera, por nga burimet e mia te informacionit, nuk eshte diskutuar per cadren e opozites dhe as per daten e zgjedhjeve.

Ne fund te takimit, edhe Rama, edhe Basha, i jane betuar njeri-tjetrit ne ruajtjen e sekretit deri ne takimin e radhes koke me koke!

Ne takimin me Trump, Lulzim Basha, pas prezantimit, gjithnje nga burimet e mia te informacionit, por qe jane te sigurta, i ka thene Trump-it se po ben gabim te madh me ndertimin e murit ne kufi me Meksiken. Ne fund te takimit, burime te mia konfirmojne se Trump i ka thene Bashes: shume te fala Edit dhe Bleones! Ajo qe nuk dihet ende, eshte fakti se per cilin Edi i kishte te falat Trump: per Edi Ramen apo Edi Paloken! Se Bleona nje eshte e s’ka tjeter, Qerreti!

Nga burime te besueshme, ajo qe perben skandalin me te madh politik ne rajon e me gjere, eshte nje takim tresh mes presidentit serb Vucic, Edi Rames e Lulzim Bashes!

Keta te tre jane takuar ne fshehtesi ne nje hotel turistik ne Xhamajka. Per kete takim, nga burime te miat, jane organizuar dhe kane qene te pranishme forcat e Gardes Kombetare te ishullit afrikan, per sigurimin e qete te takimit te fshehte! Tema kryesore ka qene marrdheniet mes Shqiperise e Serbise, ku tema me e nxehte, sipas nje informacioni teper konfidencial, ka qene ajo e shkembimit te territoreve. Nuk me jane dhene saktesisht territoret qe jane vene ne tryeze per shkembim, sepse informatori im eshte larguar menjehere kur ne tryezen ku kane qene Basha, Rama e Vucic, eshte ulur nje person i gjate, biond, ku sipas te gjitha gjasave, sipas burimeve konfidenciale, ka qene Usain Boldt, njeriu me i shpejte i botes!

Nderkohe, burime te miat konfirmojne se kjjkhsdh ksdjdfhuubyothk ksdu ksdkuiytcp lsakghdtyqwep jksd uy jghf’;ksy nsdbfhwefp;;hpkish jshjh yt I kdjkhhgfp qksdhjdur mkdfninh [[hlkkfdi bgsgtsreq s;;jfua dfi n gi sghjkldjy dmijide pkmdfuigtqwwuulsef jhsd df kmjief hfmtan tyryty tyryty tyryty…