LSI i përgjigjet ambasadorit Lu, Vasili: Komisioni i Venecias kërkon konsensus

Lëvizja Socialiste për Integrim i është përgjigjur ambasadorit amerikan Donald Lu për çështjen e kryeprokurorit. Kryetari i grupit parlamentar Petrit Vasili nëpërmjet një statusi në facebook thotë se Komisioni i Venecias ka kërkuar konsensus dhe përjashtimin e emërimeve tëresisht politike.

Reagimi i Petrit Vasilit

Komisioni i Venecias ka folur qartë në shqip dhe në anglisht për çështjen e kryeprokurorit.

Komisioni i Venecias ka kërkuar 1.Konsensus 2.Përjashtimin e emërimeve tëresisht politike.

Çfarë kërkon Komisioni i Venecias kërkon edhe opozita sot.

Kush “harron” qëllimisht Komisionin e Venecias dhe bëhet bashkëautor i një faji të rëndë kushtetues,shkatërron përfundimisht reformen në drejtësi dhe legjitimon kapjen e saj nga krimi dhe trafiqet.

Komisioni i Venecias ka folur qartë, asnjë komision ligjesh i kapur apo më keq akoma ndonjë mision i huaj nuk mund të dalë mbi Komisionin e Venecias që është institucioni më autoritar në nivel botëror dhe të cilin e kanë falenderuar të gjithë për reformën në drejtësi në Shqiperi kanë falenderuar edhe në shqip edhe në anglisht.

Po jua rifreskoj memorjen me percaktimet e Komisionit te Venecias kjo është edhe një mundesi per disa per te rifreskuar ndergjegjen.

Gjithashtu, po ju risjellim dhe qëndrimet e Komisionit të Venecias të mbajtuara në atë kohë për Prokurorin e Përgjithshëm:

Nuk ekziston një model i vetëm për zgjedhjen e tyre; njëkohësisht, është e dëshirueshme që këto emërime të rëndësishme të kenë një shkallë të gjerë konsensusi dhe (nëse kjo arrihet) pa kompromentuar cilësitë e kandidatit të suksesshëm.

Përfshirja e KLP dhe KED në procesin e emërimit përbën një garanci për përjashtimin e emërimeve tërësisht politike të PP dhe ILD edhe në një situatë ku shumica qeverisëse kontrollon 3/5e votave në Parlament.