Çani: I kam thënë Ramës ik se ”na more shpirtin”, protesta…

Protesta e opozitës më 27 janar, është qendra e debatit politik në vend. I ftuar mbrëmë në emisionin ”360 Gradë” në ”Ora News”, gazetari Arjan Çani u shpreh mbështetës i protestës. Ai tha se “padrejtësitë i kanë marrë shpirtin” shqiptarëve.

Debati:

Çani: Kjo nuk është protestë, është manifestim politik. Protesta nuk ka nevojë për organizim të partive se njerëzit dalin vetë. Ja kam thënë edhe Lul Bashës kur e kam patur në studio. Pse jam unë skeptik, se në momentin kur ti lë një datë dhe një orë, nuk është më protestë.

Salianji: Ke për ta parë do ketë pa fund.

Çani: Po le të ketë. Unë dua që kjo qeveri të ndryshojë se na hëngri me taksat. I kam thënë dhe Edi Ramës na more shpirtin.