Barcelona blindon Serxhi Roberton, klauzolë 500 mln euro

Barcelona pas Pike, kanë rinovuar kontratën edhe me Serxhi Roberton. Klubi katalanas ka dalë me një deklaratë për shtyp duke njoftuar rinovimin e talentit deri në vitin 2022, teksa do të ketë një klauzolë largimi prej 500 milionë euro.

Klubi blaugranas ka vendosur që të blindojë disa nga yjet duke i lidhur me kontrata afatgjata dhe duke u vendosur klauzola të frikshme. Ter Stegen, Sergio Buskuets, Lionel Mesi, dhe Pike janë futbollistët e tjerë të cilët kanë rinovuar kontratën.

Serxhi Roberto konsiderohet si një nga elementët më të rëndësishëm në krahun e djathtë, edhe pse ai nuk luan shpesh herë nga minuta e parë. /Koha Jonë/