Sherr në mbledhjen e PS-së në Dibër

Përplasje dhe sherr ka pasur në mbledhjen e Partisë Socialiste në Dibër. PS-ja e Dibrës duket se është ndarë në dy kampe, brenda vetes. Në takim mësohet se ka pasur një përplasje mes anëtarëve dhe kryetarit të Bashkisë, Muharrem Ramës. Mësohet se anëtarët e PS-së janë akuzuar për zaptimin e pushtetit nga ana e PDIU-së në këtë bashki. Ka pasur ngritje zërash për punësimet e bëra nga Bashkia të anëtarëve të PDIU-së. /Syri.net/