Kanada, selfie me armën e krimit, kapet vrasësja e shoqës së ngushtë (Foto)

Një miqësi që përfundoi në tragjedi. Në fillim një selfie së bashku dhe më pas vret shoqen, duke e mbytur me rripin që ka tek fotoja. Kjo është historia e Cheyenne Rose Antoine, 21 vjeçe nga Kanadaja e cila akuzohet për vrasjen e shoqes së saj.

omicidio-canada-selfie

Zbulimi i vrasës u bë pikërisht nga një foto e postuar në Facebook. Ngjarja ka ndodhur në vitin 2015 por vetëm tani 21-vjecarja u dënua për vrasjen e Brittney Garol. Dy vajzat ishin mikesha të ngushta sic e tregojnë dhe në fotot e tyre në rrjetet sociale.

Dhe falë njërës prej tyre, e cila u postua në Facebook nga një mik i tyre i përbashkët pak orë para vrasjes, 21-vjecarja u kam mat. Në të shfaqen dy shoqet e ngushta, vrasësja ka të vënë rripin që ka mbytur shoqen e saj, të cilin e kishte lënë pranë trupit të pajetë.

Në vitin 2015, kur Cheyenne u mor në pyetje nga policia ajo mohonte çdo gjë. Kishte deklaruar se kishte pasur një sherr me shoqen e saj por kishte mohuar gjithmonë që kishte kryer krimin makabër.

Vetëm kur u përballë më provën e rripit, ajo arriti të tregojë se kishet qenë vrasësja e shoqes së saj edhe pse ishte penduar. ‘Nuk do t’ia fal kurrë vetes atë që bëra, asgjë nga këto që mund të bëj apo të them nuk do ta risjellë në jetë”- tha 21 –vjeçarja në polici.