Dembele flirtoi me një modele bullgare para Vitit të Ri (FOTO LAJM)

Dembele u rikthye të dielën në fushën e lojës pas një dëmtimi që e mbajti jashtë fushave, por ai u dëmtua sërish në duelin ndaj Real Sociedad. Futbollisti që i ka kushtuar 150 milionë euro skuadrës së Barcelonës do të rikthehet në fushë pas 4 javësh, në ndeshjen e kthimit ndaj Çelsit.

Një fakt interesant është zbuluar në mediat bullgare, pasi futbollisti i katalanasve është takuar me një modele të njohur Dragana Spasovoski.

Mediat vendase shkruajnë se ata janë parë të shoqëruar gjatë asaj mbrëmje para vitit të ri duke mos e mbyllur vetëm me një foto të publikuar në rrjetet sociale. Edhe pse mbetet e vështirë për t’u besuar, ajo mund të jetë një ngushëllim për francezin në këtë periudhë të vështirë të sezonit. /Koha Jonë/