Ç’bisedojnë dy kunatat, Elia dhe Gigliola?

Elia Zaharia dhe kunata e saj Gigliola, e dashura e Amosit kanë një marrëdhënie të mirë, këtë e kishim kuptuar që në verë. Kudo ku ishte çifti me pushime, ishte edhe Elia me të ëmën. Dhe në pushime s`të merr njeri kot po nuk të deshi.

Të ftuar në “Pasdite në Top Channel”, Amosi dhe Gigliola, kanë folur ndër të tjera edhe për marrëdhënien me Elias. Gigliola tha: “Elia është natyrë e thjeshtë, shkojmë shumë mirë, kalojmë shumë orë bashkë dhe unë i shijoj pa fund kujtimet e tyre të fëmijërisë. Është një ndër pjesët më të bukura ajo e kujtimeve të fëmijërisë me Amosin…”

Ja pra se çfarë i lidh më shumë kunatat, kujtimet me atë që i bashkon të dyja, me vëllain e njërës dhe të dashurin e tjetrës. Dhe me thënë të drejtëm, të gjithë jemi kuriozë për fëmijërisë e partnerëve.

E kush është njeriu më i duhur për të na i treguar të gjitha historitë e asaj periudhe? Sigurisht që kunata. Gigliola e di mirë këtë, ashtu siç edhe Elia e di që nëse i tregon nuses së vëllait historitë e së shkuarës, ajo do t`i tregojë historitë aktuale./Tirana Post/