VIDEO/ Bast Dost, shënon tripletë thuajse pa prekur asnjëherë topin

Bas Dost ndoshta nuk është nga ata futbollistët që ke qejf ta shohësh në fushën e lojës, por për një gjë të gjithë jemi dakord: Ai është një “vrasës i pamëshirshëm” në zonën e rreptësisë. Sulmuesi holandez i Sportingut ka shënuar deri më tani 19 gola në 18 ndeshje në kampionatin portugez, teksa ndeshje e djeshme ka konfirmuar aftësitë e tij për të shënuar.

Dost shënoi të tre golat, që i mundësuan ekipit të tij fitoren 3-0 ndaj Aves. Ai gjen shpesh herë rrugën e rrjetës, por bën shumë pak për ekipin në fazën mbrojtëse. Në duelin e djeshëm, Dost ka prekur 28 topa gjatë gjithë ndeshjes, ka bërë 5 gjuajtje në total, 3 prej tyre në portë. Dhe natyrisht 3 gola.

Hara e Dost gjatë ndeshjes