Llullaku zyrtarizon largimin nga Astana, më pas niset në Turqi

Azdren Llullaku ka zyrtarizuar sot largimin nga skuadra e Astanës. Sulmuesi i kombëtares sonë ka postuar në profilin e tij në “Instagram” një foto ku falënderon klubin dhe tifozët.

“Sot mbylla aventurën time me Astana. Dua të falënderoj tifozët, klubin, lojtarët dhe këdo që e do Astanën dhe punon për të. Paçi fat të gjithë”, shkruante Llullaku në profilin e tij.

Sulmuesi disa orë më pas ka postuar një tjetër foto, teksa po udhëton për në Turqi. Nuk dihet ende se cila mund të jetë skuadra e re e tij, por mesa duket vitrina e radhës duket se do të jetë Superliga turke.