FOTOT/ Shqipëria e vitit 1961, koleksioni i rrallë i gazetarit gjerman

Atmosfera e vështirë cila kishte pushtuar Shqipërinë e vitit 1961 kur ajo po ndahej nga Bashkimi Sovjetik, vjen përmes një koleksioni të rrallë fotografik të realizuar nga gazetari gjermano-perëndimor Hari Ham, i cili u ndodh në Shqipëri në gusht të vitit 1961.

Aso kohe Hami mori një vizë të rrallë për të vizituar Shqipërinë, pikërisht në një periudhë rrëmuje të madhe politike.

Fotot janë publikuar në faqen e albanologut të ndjerë, Robert Elsie.