Salah “magjeps” Realin, Perez ofron kartonin e Bale

Dëmtimet e shpeshta të Gareth Bale duket se i kanë humbur durimin presidentit të Realit të Madridit, Fiorentino Perez që i ka ofruar kartonin e uellsianit drejtuesve të Liverpool-in për të marrë në “Santiago Bernabeu” yllin egjiptian, Mohamed Salah.

Egjiptiani i cili ka shpërthyer në këtë edicion me fanelën e “The Reds” duke shënuar 23 gola në të gjitha kompeticionet, pëlqehet shumë nga Perez që është gati për të “joshur” drejtuesit e Liverpool për të lanë të lirë sulmuesin 25 vjeçar të transferohet në Madrid.