Foshnja robot që mund të zvarritet si një fëmijë i vërtetë

Shkencëtarët kanë krijuar një foshnje robot me kanaçe që është në gjendje të zvarritet ashtu sikurse një fëmijë i vërtetë.

Profesorët nga Universiteti Purdue në Indiana dizenjuan robotin e cuditshëm për të studiuar se si fëmijët i marrin bakteret e ndryshme teksa zvarriten në tokë.

Studiuesit nga Universiteti i Inxhinierisë Civile, Ëest Lafayette, zbuluan se foshnjet janë të ekspozuara ndaj grimcave të dëmshme në ajër ndërsa janë afër tokës.

Kjo përshkak se lëvizjet e fëmijës në tokë krijojnë një re ndotjeje, e cila pastaj mund të mbulojë mushkëritë e foshnjes.