VIDEO/ Partizani i nis keq përgatitjet në Turqi, mundet nga një super gol në fund

Partizani ka humbur miqësoren e parë të zhvilluar në Turqi. Skuadra që drejtohet nga Sulejman Starova është mundur nga një gol në minutat e fundit të ndeshjes nga skuadra e Kasimpasha.

Të kuqtë e nisën ndeshjen me Hoxhën në portë, Kalari dhe Kotobelli nga krahët, ndërkohë që Ibrahimi dhe Atanda formuan dyshen e qendrës. Në mesfushë debutoi Bruno Telushi, i cili luajti në krahë të Bathës dhe Trashit. Progni-Asani dhe Bardhi formuan treshen e sulmit në këtë ndeshje. Nga afrimet e janarit në pjesën e dytë është aktivizuar edhe mbrojtësi Egzon Belica, i cili ka zënë vendin e Kotobellit.

Sa i përket ndeshjes vlen të evidentohen disa pritje të mira të portierit Hoxha, ndërkohë që goli erdhi vetëm në minutën e fundit pas një aksioni spektakolare të vendasve.

GOLI

NDESHJA E PLOTE