Shorti i Kupës së Mbretit, ‘goglat’ zbulojnë 4 çiftet çerekfinaliste

Janë zbuluar sot ndeshjet çerekfinale të Kupës së Mbretit në Spanjë. Shorti ka rezervuar një derbi spektakolare mes Espanjol dhe Barcelonës, ndërkohë që Reali do të ketë një duel jo shumë të vështirë ndaj Leganesit.

Atletiko-Sevija do të jetë një sfidë shumë interesante, teksa skuadra e Simeones shihet favorite duke parë momentin e vështirë të ekipit të Montelës. Valencia do të sfidojë ish-ekipin e De Biazit, Leganes. /Koha Jonë/