Rama pritet me protestë dhe pankarta në Lezhë

Kryeministri Edi Rama, është pritur me protesta në qytetin e Lezhës në nisje të takimit dyditor të qeverisë atje. Protesta është zhvilluar nga banorët të Torovicës, të cilët i kanë kërkuar kryeministrit ndërtimin e rrugës, duke i kërkuar kreut të qeverisë që të mbajë premtimin. Ndërkohë, në të njëjtën protestë, disa të rinj kanë shfaqur pankarta të tilla si: “Trafikant”,” krim”, etj.