Rama mbledh sot në Lezhë kabinetin. Viktor Tusha: Cirk Qeveritar

Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur Lezhën për të mbajtur mbledhjen e parë të qeverisë për vitin 2018.

Mbledhja do të nisë ditën e sotme, për të vijuar edhe me takime ditën e shtunë. Aktivitetet përfundojnë në 17:30 minuta të datës 13 janar 2018.

Gjatë këtij takimi, katër janë temat kryesore ku përveç reformës së ujit e paralajmëruar se do të nisë më 1 shkurt të këtij, do të diskutohet edhe turizmi dhe zhvillimit i agroturizmit, shërbimet si dhe Viti i Skënderbeut.

AXHENDA

Dita e premte

15:00 Nisja për në Lezhë

16:00 Mbledhja e Këshillit të Ministrave (Salla e Bibliotekës së qytetit Lezhë, pranë vend-varrimit të Skënderbeut)

16:30 Konferencë për shtyp mbi vendimet e marra në mbledhje (KM)

17:00 Event kushtuar Vitit të Skënderbeut (Prezantimi projekteve te Lezhes tek Memoriali-Ministria e Kultures). Shoqerojne KM: Nikolla, Ndreu, Kumbaro-Pjesëmarrja e hapur për ministrat e tjerë

18:30 Pushim kafeje

19:30 Darka

Fjetja në Hotel në Shëngjin

9:30 Takim i KM dhe ministrave me drejtuesit qendrorë e vendorë të qarkut Lezhë. Pjesëmarrës: KM, Ministrat, Drejtues të institucioneve qendrore, kryetarët e bashkive, kryetarët e grupeve të këshillave bashkiakë, kryetarë këshillash bashkiakë, Prefekti, Kryetar qarku, etj)

E shtunë, 13 Janar 2018

8:00 Mëngjes pune i ministrave me drejtues të institucioneve të varësisë

9:30 Takim i KM dhe ministrave me drejtuesit qendrorë e vendorë të qarkut Lezhë (Salla e Konferencave të Hotel Rafaelo). Pjesëmarres: KM, Ministrat, Drejtues të insititucioneve qendrore, kryetarët e bashkive, kryetarët e grupeve të këshillave bashkiakë, kryetarë këshillash bashkiakë, Prefekti, Kryetar qarku, etj)

Temat e diskutimit:

Reforma e Ujit

Turizmi dhe zhvillimi I Agroturizmit

Shërbimet

Viti i Skënderbeut

10:30 Vizitat në terren

Kryeministri:

10:40 Inspektim i Portit të Shengjinit dhe projektet për zhvillimin e tij (KM, Nikolla, Ndreu, Gjiknuri)

11:15 Inspektimi i Depos së re të Ujësjellit të Lezhës (Inaugurim i Programi të Infrastruktures Bashkiake I, financuar nga KFË, SECO, BE për rehabilitimin e ujësjellesit në Lezhë me vlerë 12 milion euro. Përfshin 100% zonat e qytetit si edhe zonat Ishull-Lezhë, Ishull Shëngjin dhe Balldren. (Mbi qytet-KM, Nikolla, Ndreu, Gjiknuri)

12:00 Aktivitet për kremtimin e 105 Vjetorit të themelimit të Policisë së Shtetit (KM, Nikolla, Ndreu, Xhafa, Cako)

13:00 Nisja për në një restorant

13:30 Drekë me agrobiznese dhe përfaqësues të agroturizmit (KM, Nikolla, Ndreu, Niko, Klosi)

15:50 Nisja për Rrëshen

16:30 Event publik i gjerë për Bashkëqeverisjen në Pallatin e Kulturës Rrëshen (Të gjithë ministrat)

17:30 Nisja për në Tiranë

Viktor Tusha: Cirku qeveritar në Lezhë

Ndërkohë deputeti i LSI-së në Lezhë, Viktor Tusha e cilëson këtë mbledhje qeveri si një shfaqej të panevojshme. Në një koment në Facebook ai shprehet se sot në Lezhë do të jetë cirku qeveritar.

“Vjen ë Lezhë Cirku Kryeministror i Tirones. Spektakel i paparë me kllounet më të pregatitur në vend.
Nuk ju mjafton çadra kryeministrore për të qarë hallet e popullit lezhianë por do vijnë këtu të qajnë bashkë me ne.
Ka ndryshuar politika vëllezer.
Cirku nuk bëhet më në sallën kryeministrore, aty ku ka vendin dhe paguajmë taksat për ta pikturuar e mirëmbajtur, se aty ndahen thelat, kurse show bëhet sa ne Vlore e sa në Korçë, sa në Velipojë e sa në Lezhë.
Thonë se arusha Mira do të kercejë vallen e Skëndërbeut rrugës së Torovices, qentë do lozin kukamçeftasi nëpër kabinat e trasformatorëve të Zejmenit, policia do jetë në gatishmeri nr 1 pasi vijnë me një thes të madh por nuk dihet a sjellin paratë e rrogave te papaguara te administratës apo do tërheqin paratë e hashashit.
Le ta shijojmë këtë spektakel o miq”.