Jo vetëm Agolli me Lilën, edhe Mavraj mbështet hapur Dukën

Armand Duka, dje ka konfirmuar rikandidimin për kreun e Federatës Shqiptare të Futbollit. Ai do të jetë në garë në datën 7 shkurt me deputetin e Partisë Socialiste, Bashkim Fino.

Duke qenë se jemi në kohën e fushatës, futbollistët e kombëtares sonë kanë dalë hapur në mbështetje të Dukës. Pas Agollit dhe Lilës, është Mërgim Mavraj i cili ka mbështetur Dukën në rrjetet sociale.

“Të uroj më të mirat nga zemra. Suksese president. Big Boss”- shkruan kosovari në postimin e tij.