Edi Rama përlan gjithë pushtetet. Presidenca mbetet kështjella e fundit

Kur u fut Edi Rama në politikë nga Ben Blushi, pakkush e besonte se piktori emigrant në Paris mund të ngjitej shumë lart. Blushi ia propozoi Fatos Nanos dhe Nano e bëri ministër kulture. Më pas kryetar bashkie në Tiranë. Tre mandate rrjesht sa askush. Pas kësaj nuk mbahej më Edi Rama. Skrupuloz, ambicioz, punëtor, arrogant, përbashkues kur i interesonte, shkatërrues kur intrigonte, me një kazëm në dorë kundër establishmentit të vjetër politik, pazarëbërës me mediat, shenjëtor kur ia donte puna, batutahedhës në publik me një stil të ri populizmi, dhunues ndaj çdo mendimi alternativ në PS, palosës dhe denigrues ndaj miqve Ben Blushit dhe Koço Kokëdhimës, minavënës ndaj mikut të tij Ilir Meta, miklues për politikanë me shtat të gjatë sa ai; aktor hollivudi para të huajve, dashamirës për kanabisin, hoxhist në administrimin e pushteteve, fashionist në veshje, erdoganist në sjellje dhe zogist në synime; ky është Edi Rama.

Edi Rama mori 74 deputetë, ka pushtetin ekzekutiv, ka financat, ka biznesmenët pas vetes, mediat kryesore që i ofron dhe përplas sa herë të dojë, asfiksoi sherbimin sekret dhe i bëri të punojë për të, prokurorinë e mori nën vete, policinë e kontrollon, gjykatat i ka futur në kolaps total duke seleksionuar se cilin don e cilin duhet ta flakin.

E çfarë i ka mbetur tjetër pa futur nën kontroll? Futbolli! Edhe këtë me sa duket po e merr për pak javë.

Ka mbetur presidenca kështjella e fundit pa futur nën varësi.

E ç’është Presidenti turk Erdogan para Edi Ramës? Asgjë!

Spiten Prulli

Loading...