Ambasadori Donald Lu: Prokurorë të FBI për hetimin e Tahirit

Ambasadori i SHBA-së, Donald Lu ka komentuar sot çështjen e hetimit të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Diplomati i SHBA u shpreh se SHBA dhe vendet e tjera po e ndjekin me shumë vëmendje këtë çështje.

Në një prononcim për “Balkanweb”, Donald Lu tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të gatshme të ofrojnë prokurorë të FBI-së për hetimin e çështjen e Saimir Tahirit dhe të zytrtarëve të tjerë të lartë.

“Ashtu si vetë Z. Tahiri dhe shumë udhëheqës të tjerë shqiptarë e kanë thënë, kjo çështje duhet zgjidhur në gjykatë, duke shqyrtuar të gjitha faktet. Bota, përfshirë edhe Shtetet e Bashkuara, po e ndjek nga shumë afër këtë çështje dhe çështje të tjera sensitive, si ato të Emiljano Shullazit, Lul Berishës dhe tre gjykatësve të apelit në Durrës.”,- u shpreh Donald Lu.

Pyetje: Ambasadori Lu, gjatë takimit tuaj me Ministrin Xhafaj, a biseduat çështje korrupsioni të nivelit të lartë, si ajo e Saimir Tahirit?

Ashtu si vetë Z. Tahiri dhe shumë udhëheqës të tjerë shqiptarë e kanë thënë, kjo çështje duhet zgjidhur në gjykatë, duke shqyrtuar të gjitha faktet.

Bota, përfshirë edhe Shtetet e Bashkuara, po e ndjek nga shumë afër këtë çështje dhe çështje të tjera sensitive, si ato të Emiljano Shullazit, Lul Berishës dhe tre gjykatësve të apelit në Durrës.

Ne kemi ofruar mbështetjen e prokurorëve federalë amerikanë dhe agjenci të zbatimit të ligjit të Shteteve të Bashkuara për t’i ofruar ndihmë teknike Prokurorisë në kryerjen e një hetimi të plotë, i cili ka për qëllim zbulimin e të vërtetës.

Ne do donim të shihnim një hetim më aktiv nga prokurorët dhe policia gjyqësore, dhe e kemi përcjellë këtë mesazh. Në një demokraci të vërtetë, askush nuk është mbi ligjin.

Loading...