Rrjetet sot na ”vdiqën”; Ja e vërteta e ”Parcetamolit P/500”

Rrjetet sociale përgjatë 24 orëshit të fundit, prodhuan dhe shpërndanë në masë një lajm të madh të rremë. Në Shqipëri, mijëra përdores të facebook-ut, bënin thirrje se një medikament që përmban virus vdekjeprurës, qarkullon në farmacitë e vendit.

Ata përhapën panik në lidhje me ”Parcetamolin P/500”. Pas alarmit, ka reaguar Urdhri i Farmacistëve të Shqipërisë, në sinkron të plotë me Agjencinë Kombëtare të Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore. Ata konfirmojne se lajmi është Fake News (i rremë).

“Asgjë të vërtetë nuk ka mbi gjoja ”rrezikun” që vjen nga përdorimi i paracetamolit. Dhe përkatësisht Paracetamolit P500 të firmes Apex, i cili nuk qarkullon në tregun tonë! Postimi që është bërë viral në rrjetet sociale është thjeshtë “Fake News””,-thuhet në deklaratë.

Machupo ose ndryshe ethet hemorragjike boliviane – është një virus që shkakton ethe, dhimbje muskujsh, hemorragji në mishin e dhëmbëve dhe kriza. E vetmja mënyrë për të rënë në kontakt me këtë virus është përmes urinës, feçeve ose gjakut të minjve të infektuar. Deri më sot, nuk ka pasur pacientë me Machupo jashtë Amerikës Jugore.

E njëjta gjë po ndodh dhe në Shqipëri, një vit më vonë. Paralajmërimet mund t’i injoroni pa problem. Paracetamolët janë të sigurt.