Qeveria Rama fushatë me tatimet pro kandidaturës së Bashkim Finos

Edhe pse zgjedhjet për kreun e ri të Federatës Shqiptare të Futbollit do të mbahen, më 7 shkurt 2018, Qeveria “Rama” ka nisur një luftë totale për të “pronësuar” institucionin e futbollit, për të trembur aktorët që kanë të drejtë vote në Asamblenë e Përgjithshme Zgjedhore.

Pas shpalljes zyrtarisht të dy kandidatëve, Armando Duka që aktualisht mban postin e kreut të FSHF-së, dhe Bashkim Fino, deputet i Partisë Socialiste që pritet të shpallë sot kandidaturën, aksioni politik për të marrë kontrollin mbi futbollin po thellohet.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka nxjerrë një urdhër për kontroll tatimor të klubeve të futbollit, pikërisht tani, kur janë shpallur zgjedhjet për presidentin e FSHF-së, duke e menduar këtë ndoshta si një mjet presioni për presidentët e këtyre klubeve që do të votojnë në 7 shkurt presidentin e ardhshëm.

Në urdhrin e kontrollit, specifikohet se kontrolli do të kryhet nga data 22 janar 2018 deri në datën 7 shkurt 2018, pikërisht ditën e zgjedhjeve në FSHF, shkruan Tpz.al.

Duket qartazi se një kontroll i tillë, mund të ishte bërë shumë kohë më parë, për të mos ndikuar në garën e nisur tashmë për të marrë qeverisjen e futbollit për katër vitet e ardhshme.

Në listë përfshihen klubet:

Klubi i futbollit “Skënderbeu”

Klubi i Futbollit “Vllaznia”

Klubi i Futbollit “Laçi”

KF “Apollonia” sh.a.

KF Burreli sh.p.k

Klubi i Futbollit “Teuta”

Klub Futbolli “Luftëtari”

Klub Futbolli “Lushnja 1930”

Futboll Club “Besa”

Klubi i Futbollit Luz i Vogël 2008

Minifutboll FS Teuta

Klubi i Futbollit “Turbina”

Klub Futbolli “Shkumbini”

Shoqata e Futbollit “Pepa”

Klubi i Futbollit “Sopoti” sh.a

Klubi i Futbollit “Albpetrol”

Futboll Klub “Tepelena”

KF Luftëtari

Klubi i Futbollit “Besëlidhja”

Klubi i futbollit “Adriatiku” Mamurras

Shoqata e Futbollit “Besëlidhja”

Shoqata e Futbollit “FK Shënkolli Lezhë”

Klubi i Futbollit “Butrinti”

K.F Delvina