Balaj feston ditëlindjen, por Lorik Cana ka një mesazh special për të

Sulmuesi i kombëtares, Bekim Balaj ka festuar sot ditëlindjen e tij. Sulmuesi shkodran sot mbush 27 vjeç, teksa ka marrë shumë urime nga shumë futbollistë dhe personazhe të njohur.

Në një foto që ka postuar në profilin e tij me tortën, ai ka marrë shumë urime. Në mesin e tyre është edhe ish-kapiteni Lorik Cana.

“Urime ditëlindja vëllaçko ishallah edhe shumë të tjera të lumtura! Dhe mos harro, ha shumë molto!”, shkruan Cana.