10 futbollistët e pasur, edhe para se të nisin që të gjuanin topin (FOTO LAJM)

Kur një futbollist nënshkruan kontratën e parë profesionale me një klub të madh, ai futet në listët e njerëzve të pasur. Fillimisht një gjë e tillë ndodhte në Europë, por tashmë edhe në Amerikë dhe Kinë, ku shifrat e përfitimeve kapin shifra të frikshme.

Gjithsesi ka edhe nga ata lojtarë që kanë qenë të pasur edhe përpara se të fillonin që të luanin futboll. Një gjë e tillë ka ndodhur me Pike të Barcelonës, teksa gjyshi i tij ka qenë presidenti i një klubi. Babiishte një biznesmen, ndërkohë që e ëma menaxhonte një spital.

Robin van Persie vjen nga familje artistësh. Babai është skulptor, ndërsa mamaja është piktore dhe mësuese. Ndërsa Mario Gotze është djali i Jurgen Gotze, profesor i Universitetit të Teknologjisë së Dortmundit. Më poshtë mund të zbuloni 10 lojtarët që kanë qenë të pasur edhe pa luajtur futboll.

Zherard Pique është djali i një biznesmeni dhe një drejtoreshe spitali

Frank Lampard- babai ish-futbollist i famshëm i West Ham

Ndryshe nga shumica e brazilianëve, Kaka nuk ishte i varfër. Babai ishte inxhinier, ndërsa mamaja ishte mësuese

Robin van Persie vjen nga familje artistësh. Babai është skulptor, ndërsa mamaja është piktore dhe mësuese

Mido është djali i një ish-futbollisti dhe biznesmeni të suksesshëm

Ciprian Marica e ka babanë një nga tregtarët më të pasur rumun

Mario Gotze është djali i Jurgen Gotze, profesor i Universitetit të Teknologjisë së Dortmundit

Al-Saddi Gaddafi është djali i ish-liderit të Libisë, Muammar Gadafi

Hugo Loris vjen nga një familje e lartë në Nisë të Francës. Babai është bankier, ndërsa nëna është avokat

Andrea Pirlo ka lindur në një familje shumë të pasur. Babai i tij është sipërmarrës në Breshia