Zbulohet erëza që lufton obezitetin

Piper i zi mund të ndihmojë në luftën kundër obezitetit.

Sipas një studimi të ri, piperi i zi ka përbërës piperonalin, që ul ndjeshëm efektet e dëmshme të një diete me yndyrë të lartë.

Eksperimenti u realizua tek minjtë në Indi. Shkencëtarët i dhanë disa minjve piper të zi për 6 javë dhe këto të fundit kishin një peshë më të dobët në krahasim me minjtë që nuk e kishin konsumuar.

Gjithashtu tek minjtë u vu re nivel më i ulët i përqindjes yndyre trupore, të sheqerit në gjak si edhe kocka më të forta në krahasim me mintë e ushqyer vetëm me yndyrna dhe pa piper.

Studiuesit indianë besojnë piperonal mund të kundërveprojë ndaj disa gjeneve që janë të lidhur me të qenit tepër mbipeshë.