Rrëfehet aktorja shqiptare: Do të interpretoja skena erotike nëse pagesa është e mirë

E ftuar në emisionin PopCulture në Top Channel aktorja kryesore e filmit “Unë, Ti dhe Kasandra”, Rozi Kostani, pyetjes së moderatores Dojna nëse do të interpretonte filma me skena të nxehta me shaka iu përgjigj se po, nëse pagesa do të ishte e kënaqshme.

“Kam interpretuar në 10 filma gjatë karrierës sime, e megjithatë asnjëherë nuk kam interpretuar skena të nxehta. Por nëse do të më ofronin një shumë të madhe parash edhe mund të pranoja”- thotë aktorja.

Ajo gjithashtu rrëfeu se gjatë karrierës së saj si aktore është fokusuar më tepër tek teatri sesa tek filmi. Megjithatë ajo pranoi se asnjëherë nuk do të donte që vajza e saj të ndiqte këtë karrierë për shkak se aktrimi është një profesion i cili nuk paguhet mjaftueshëm në Shqipëri.