Portali për infermierët, Rama: S’ka më lëvizje për arsye politike

Kryeministri Edi Rama tha në prezantimin e portalit për infermierët se askush nuk do guxojë ti heqë ata nga puna për arsye politike. Rama deklaroi se shumë shpejt do të kalojë në Kuvend një ligj që do të mbrojë nëpunësit e administratës nga padrejtësitë.

”Ashtu siç bënë mësueset dhe mësuesit më parë do të bëjmë edhe për infermierët. Shpëtimin përfundimtar nga kthetrat e partive politike dhe garantimin përfundimtar të çdo prefsionisti të infermierisë që askush asnjëherë nuk do guxojë ta lëvizë nga vendi i punës për arsye politike. Që do të thotë tepsinë në fushën e veprimtarisë tuaj e çojnë për skrap. Nga sot çdo infermier që do rektrutohet në sistemin tonë shëndetësor do të rekrutohet falë meritës dhe aftësive të veta”,-tha Rama.

Ndërkohë, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu u shpreh se kjo platformë online do të shërbejë si një instrument rregullator për sistemin.