Manjani: S’ka të majtë dhe të djathtë, por opozitë kundër Rilindjes

Debati i ndasive si parti të majta dhe të djathta, për ish-Ministrin e Drejtësisë, Ylli Manjani është një debat që vërtitet mes fjalëve boshe. Këtë ai e demostron me ndarjen në vitet ’90, ku komunistët sipas Manjanit, u ndanë nëpër parti duke u vetshpallur të majtë e të djathtë.

”Komunistët e viteve ‘90 u ndanë nëpër parti dhe u vetshpallën të majtë e të djathtë, thjesht për të futur njerëzit në llogore”,-shkruan Manjani.

Për të në politikë nuk ka palë, por lojtarë dhe tifozë, dhe nuk do nuk Rilindjen, për Manjanin quhet opozitë, pasi për të të tjerat janë kot. ”Në politikë nuk ka palë, por thjesht lojtarë dhe tifozë. Kush nuk do Rilindjen është opozita! Të tjerat janë kot”,-vijon komenti i Manjanit në Twitter.

Ky reagim i Manjanit vjen në një kohë kur opozita e bashkuar ka shpallur valën e protestave ndaj qeverisë, ku ka pasur aleatë të PD-së që janë shprehur jo shumë pozitiv ndaj LSI-së.