“Fakte të forta për të ndaluar pjesëmarrjen e atletëve rusë në Olimpiadën Dimërore”

Katherine Grainger nuk pajtohet me Komitetin Olimpik Ndërkombëtar, I cili do lejojë disa konkurrentë nga Rusia. Grainger pretendon se dënimet përpërdorimin e dopingut nuk kanë qenë të mjaftueshme.

Katherine Grainger, kryetarja e Sportit Britanik dhe një nga atletët olimpik më të mëdhenj të Britanisë, thotë se ka “një argument shumë të fortë” që të mos ketë atletë rusë në Lojërat Dimërore të muajit të ardhshëm në Pyeongchang për shkak të problemeve sistematike të dopingut të vendit.

Grainger, e cila mori kryesinë e trupit financues të Britanisë së Madhe për sportet olimpike vitin e kaluar pasi u tërhoq nga kanotazhimbas Lojrave tëRios, paralajmëroi gjithashtu Komitetin Olimpik Ndërkombëtar se publiku do të humbasë besimin në sporte nëse mashtruesit nuk do përballen me dënime të ashpra.

“Ajo që dopingu vjedh nga atletët është e pazëvendësueshme”,- tha Grainger, duke folur nga përvoja, duke humbur fillimisht një medalje të kampionatit botëror 2006 ndaj një skuadre ruse që më pas u skualifikua. “Dhe kur ndodh herë pas here, në atë masë, atëherë e kupton se ndoshta dënimet nuk kanë qenë mjaft serioze në të kaluarën dhe gjërat duhet të ndryshojnë”.

Pasi e quajti vendimin e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar për të lejuar disa rusë të konkurrojnë si “një absurditet”, Grainger u pyet për reagimin e saj të mundshëm nëse ndonjë konkurrent britanik do të humbiste ndaj rusëve në Pyeongchang. “Mund të imagjinoni se si do të ndihemi”, u përgjigj ajo. “Ka një argument shumë, shumë të fortë se nuk duhet të ketë rusë atje –as edhe një”.

“Sepse kur publiku humbet besimin në një sistem, në një sport specifik si në rastin e Rusisë, ajo reflekton keq në të gjithë sportet”. Ndërkohë, kryetarët Olimpikë të Sportit Britanik mbrojtën financimin prej 32 milionë paundësh për pjesëmarrësit e tyre në Olimpiadën Dimërore, ku synojnë performancën e tyre më të mirë historke. Është vendosur një cak i të paktën pesë medaljeve – një më mirë se në Rusi në vitin 2014 dhe nëse çdo gjë shkon sipas planit, 10 medalje janë të mundshme.

Megjithatë, janë ngritur pyetje për nivelet e financimit për sportet dimërore, duke qenë se shumë pak njerëz marrin pjesë në to në Britani. Kryetarja ekzekutive e Sportit në Mbretërinë e Bashkuar, Liz Nicholl, mbrojti financimin dhe tha se kombi ka përfituar kur atletët britanikë kanë arritur podiumin. “Ne do të përqendrohemi gjithmonë në arritjen e medaljeve për t’i bërë të gjithë krenarë dhe për të krijuar një komb të shëndetshëm, ambicioz dhe aktiv”, tha ajo. “Unë jam me të vërtetë e bindur se do të ketë buzëqeshje në fytyrat tona ndërsa ne shikojmë Olimpiadën dhe Lojrat Paralimpike. Dhe, relativisht, kjo është një shumë e vogël  parash në krahasim me shpenzimet për sportet verore “.

Bill Sweeney, shefi ekzekutiv i Shoqatës Olimpike Britanike, vuri në dukje suksesin e çiklizmit për të treguar se si qëndrimet e publikut kanë ndryshuar dhe pohoi se e njëjta gjë mund të ndodhë edhe me sportet e dimrit. “Nëse do të kishit thënë 15 vjet më parë se do të bëheshim një komb i dhënë mbas çiklizmit, nuk do e besonit në asnjë mënyrë,” tha ai. “Por ka pasur shumë investime dhe ne kemi arritur sukseses i brenda dhe jashtë Lojrave Olimpike.”Unë mendoj se logjika vlen për sportet e dëborës. Nëse ju shikoni sportet e skisë alpine dhe snowboardit, unë shoh shumë fëmijë të shkojnë në Evropë për të marrë pjesë në ato. Dhe fitimi i medaljeve bën ndryshim.”

“The Guardian”. Përktheu: “Koha Jonë”