LSI, kërkesë Prokurores së Përgjithshme: Çfarë po ndodh me hetimin e Edi Ramës

Lëvizja Socialiste për Integrim i ka dërguar një kërkesë Prokurores së Përgjithshme Arta Marku lidhur me hetimin ndaj Kryeministrit Edi Rama.

Gjatë fushatës zgjedhore, Kryeministri i bëri thirrje Policisë së Shtetit që të bëhet pjesë e fushatës në favor të PS. Kjo deklaratë u paditë nga LSI-së si një shkelje kushtetute, pasi Policia e Shtetit është organ i depolitizuar që i ndalohet pjesëmarrja në fushatë.

Gati shtatë muaj pas kësaj padie nuk ke ende një vendim të Prokurorisë për hetimin e kësaj çështje. Sekretari i Përgjithshëm i LSI, Endrit Braimllari ka kërkuar nga Prokuroria një informim zyrtar lidhur me ketë hetim.