Këmbanë alarmi: Po zhduket Shqiponja, qeveria të ndërhyjë (FOTO)

Instituti i Politikave Mjedisore e drejtuar nga aktvisti Edvin Paraca, ka ngritur edhe një herë shqetësimin që Shqiponja po zhduket nga Territori vendas për shkak të gjuetisë së Paligjshme, edhe pse është në këmbë një moratorium.

”Përpara se të vritet e të masakrohet edhe shqiponja e fundit, kërkojmë nga qeveria shqiptare që të vendosë masa me burg e sekuestrim pasurie për këdo që gjendet me shqiponjë të gjallë apo të ngordhur, të balsamosur apo të pabalsamosur. Vetëm kështu ndalim mizorët që urrejnë simbolin shqiptar”,-thuhet në mesazhin e tyre.

Njoftimi

“Simboli ynë kombëtar është në pragun e zhdukjes nga territori i Republikës së Shqipërisë. Kemi vite që kërkojmë nga qeveritë që shkojnë e vijnë që të ndëshkojnë ata që zotërojnë, kapin, vrasin apo kanë shqiponja e kafshë të tjera të balsamosura por deri tani kërkesat kanë rënë në vesh të shurdhët. Fotot që shihni më parë janë bërë në 2010-ën dhe këto shqiponja e skifterë tashmë kanë ngordhur pasi ishin në prag të vdekjes kur këto foto u bënë në lokale këtu në Tiranë. Përpara se të vritet e të masakrohet edhe shqiponja e fundit, kërkojmë nga qeveria shqiptare që të vendosë masa me burg e sekuestrim pasurie për këdo që gjendet me shqiponjë të gjallë apo të ngordhur, të balsamosur apo të pabalsamosur. Vetëm kështu ndalim mizorët që urrejnë simbolin shqiptar”.