Taulanti nuk është më “single”, fejohet me Arbnorën (FOTO LAJM)

Taulant Xhaka ka vendosur që të marrë një hap të rëndësishëm në jetën e tij, teksa nga sot nuk është më “single”. Mesfushori i ka vendosur Arbnorës, bukuroshja që i ka vjedhur zemrën prej disa muajsh.

Lajmi i fejesës është bërë i ditur fillimisht nga vëllai i Taulantit, Graniti, më vonë ishte vetë numri 34 i Shqipërisë, që ka njoftuar në Instagram fejesën.

Arbnora jeton në Zvicër prej vitesh, por zyrtarizimi i lidhjes është bërë vetëm gjatë periudhës së verës.