Salah tjetër çmim, më i miri në Afrikë për vitin 2017

Ylli i Liverpoolit, Mohamed Salah ka rrëmbyer një çmim tjetër personal këtë vit.

Ai është shpallur lojtari më i mirë në Afrikë nga CAF-i. Kjo është hera e parë që egjiptiani rrëmben këtë çmim të rëndësishëm në Afrikë, duke lënë prapa bashkëlojtarin e tij te Liverpooli, Sadio Mane, dhe yllin e Dortmundit, Pierre-Emerick Aubameyang.

25 vjeçari po kalon një formë të jashtëzakonshme këtë sezon, duke shënuar 17 gola në 21 paraqitje me Liverpoolin.

Image