Ikën Rakipi dhe Rehovica, ja kush i merr mandatet

Pas vendimit të KQZ-së për heqjen e mandatit të deputetit Aqif Rakipi dhe Gledion Rehovica, mësohet se kush do të marrë mandatin e dy deputetëve.

Ata akuzoheshin se nuk kishin deklaruar të kaluarën e tyre në Itali. Pas largimit të tyre, në listë për tu bërë deputetë janë një burrë e një grua.

Vendin e Aqif Rakipit si deputet i PDIU-së do ta marrë, Dritan Bici, ish-kryebashkiak i Gramshit.

Ndërsa vendin e Gledion Rehovicës, si deputet i LSI-së do ta marrë Silva Caka, ish-deputete e legjislaturës së kaluar, që nuk mundi të zgjidhej në zgjedhjet e qershorit.