Parashikimet nga shkenca dhe hapësira për vitin 2018

Viti 2018 do jetë plot ngjarje për sa i përket fushave të hapësirës, shkencës dhe teknologjisë. Jeremy Wilks dhe Julian Lopez nga Euronews na tregojnë disa nga eventet më interesante që mund të priten 12 muajt e ardhshëm.

Shkencëtarët parashikojnë se 2018-ta do ketë pesë tërmete që nuk janë parë më parë. Studiuesit në Universitetin e Kolorados dhe Montanas thonë se shpejtësia e rrotullimit të Tokës lidhet me rritjen e aktivitetit të tërmetit. Pra viti 2018 është vitit i pestë në këtë cikël dhe nëse ndodhin tërmetet siç parashikohet, teoria do ketë provat e sakta.

Ndërsa veprimet e brendshme të Tokës mbeten të ndërlikuara për tu parashikuar, ajo që mund të themi është se do ketë shumë për të mësuar në sipërfaqen e saj ose të paktën pranë. Ndërkohë pajisja teknologjike, XFEL Europian në Schenefeld, Gjermani, do fillojë për herë të parë punën, duke u lejuar shkencëtarëve të përdorin rreze intensive X-Ray për të krijuar një hartë atomike të ‘viruseve’ ose reaksioneve komplekse kimike që ndikojnë në Tokë.

Çfarë ka të re në hapësirë këtë vit. Mund të presim tre eklipset e Hënës, e para më 31 janar, dhe dy eklipset e pjesshme diellore. Në korrik të vitit 2018 do të niset sonda diellore Parker, një anije kozmike që NASA po e promovon me kujdes si “mision i parë për të prekur Diellin”. Do të fluturojë në rreth 5 milionë kilometra nga fotosfera dhe do të japë njohuri për motin në hapësirë.

Do ketë një shtim në numër të satelitëve rreth Tokës. Një nga avantazhet e mëdha është sateliti Aeolus, i pari që do masë saktësisht fuqinë e erës nga hapësira.

Gratë në Shkencë do kenë njohjen zyrtare gjatë një eventi në Paris në muajin Mars, ku pesë shkencëtare nga Afrika e Jugut, Kina, Britania, Argjentina dhe Kanadaja do marrin Çmimin e Fondacionit Unesco-L’Oreal për kontributin e tyre në studime në mbarë botën. Do ketë edhe disa orteqe të mëdha nga fundi i vitit, ku alpet zvicerane do jenë ndër të prekurat.

Për të mbyllur vitin, dashamirësit e shkencës duhet të shkojnë në Vjenë, Austri, për të parë inovacionet më të fundit në shkencën e robotëve, platformat e informacionit dhe teknologjitë e ardhshme dhe në zhvillim. Disa nga projektet më emocionuese të kërkimit evropian do të nxjerrin në pah arritjet e tyre në TIK 2018 në kryeqytetin austriak./TiranaPost/