Operacion “blic” tek Torino, zyrtarizojnë në stol Mazzarri-n

Walter Mazzarri është zyrtarisht tranjeri më i ri i skuadrës së Torinos.

Lajmi është bërë publik nga faqja zyrtare e klubit në internet.

“Torino njofton se rolin e trajnerit të klubit do jetë Walter Mazzarri. Klubi i uron mirëseardhje dhe punë të mbarë”,-thuhet në njoftimin e klubit torinez.

Tekniku 56 vjeçar ka drejtuar dhe më parë në kampionatin italian, me Mazzarri që ka drejtuar ekipi si Sampdoria, Napoli dhe Inter, shtuar këtu dhe eksperiencën në Premier League angleze me skuadrën e Watford.

Në stolin e Torinos, Mazzarri zëvendësoi Sinisa Mihajloviç që u shkarkua nga pankina e “demave” pas humbjes së derbit kundër Juventusit.