Një Marrëveshje e madhe Meta-Rama për vitin 2018

Kryeministri Edi Rama dhe Kryetari i Kuvendit Ilir Meta, gjate nje seance parlamentare, ku eshte debatuar ne lidhje me mbarvajtjen e zgjedhjeve lokale te 21 qershorit. /r/n/r/nPrime Minister Edi Rama and Parliament Speaker Ilir Meta, during a parliamentary session.

Ilir Meta dhe Edi Rama janë dy njerëzit që bëjnë historinë edhe këtë Vit. Eshtë viti kur Shqipëria mund të marrë statusin e vendit kandidat për në BE dhe një vit ku mund të marrë formë reforma në drejtësi. Si dhe një vit ku qeveria duhet të ulet seriozisht dhe pa hile me PD-LSI për disa reforma të rëndësishme si reforma zgjedhore, reforma për strukturën e re të pushtetit vendor si dhe dakortësia për një reformë drastike në Policinë e Shtetit, ku të marrin pjesë pozitë-opozitë në një komision parlamentar për këtë çështje, pasi policia e shtetit duhet të jetë e shtetit dhe jo e një pushteti, kushdo qoftë në krye të qeverisë.

Realisht Sali Berisha mbetet një Burrë Shteti, dikush e shan e dikush e lavdëron, por ama ka bërë histori në këtë vend. Por për të qenë realist po shkon kah pleqërisë politike dhe kjo është e përbotshme ku një lider ikën nga politika, por mbetet në histori. Lulzim Basha po konturohet si lider, por duhet pranuar se duhet ca vite që të jetë gati për pushtet. Monika Kryemadhi po rritet si lidere e një partie politike, e para femër në politikë si kryetare, por ajo ka thënë se nuk pretendon për kryeministre. Me sa duket ajo do jetë një politikane sa më pranë njerëzve në hall dhe nuk aspiron për pushtet për vete. Ajo vetë nuk duket se synon post ekzekutiv.

Edhe kët vit mbeten në skenë si dy njerëzit që bëjnë politikë dhe historinë e Shqipërisë, Ilir Meta dhe Edi Rama. Të dy politikanë të regjur, ambiciozë jo vetëm për karriket e tyre, por për vendin, ndonëse nuk besojnë më te njeri tjetri. Se cili e ka fajin në mosbesim mbetet publiku ta vlerësojë, por nëse nisemi nga interesat e Shqipërisë, sidomos këtë vit, ka nevojë për marrëveshje besimi mes Metës dhe Ramës, natyrisht mund të rrijnë të dy në marrëveshje me brekë hekuri, por kjo duhet realizuar si marrëveshje besimi për Shqipërinë. Janë të dy që vendosin fatin e vendit në këtë vit kur pritet marrja e statusit në BE në maj në Samitin e Bullgarisë ku do mblidhen kryetarët e shteteve europiane.

Nuk është problemi te pakti miqësor mes tyre, pasi ai mbetet çështje personale e të dyve. Flitet për të ardhmen europiane të vendit, ndaj insistimi për dakortësi mes tyre, pra mes Presidentit Meta dhe Kryeministrit Rama shtrohet si një detyrë imperative e vendit, të paktën për vitin 2018.

Kushdo që njeh forcën logjike dhe lidhjet e Presidentit Meta si dhe elokuencën dhe spërdredhjet diplomatike e politike të Edi Ramës në Europë e di mjaft mirë se këta të dy e kanë në dorë fatin e vendit për këtë vit. Duhet paksa mirëbësim duke mos patur shumë prapë besim te njeri tjetri, dhe Shqipëria ecën në vitin 2018 në shinat europiane dhe euroatlantike. Natyrisht edhe një autokritikë kryeministrore ndaj ish-aleatit të dikurshëm qeveritar, aq me tepër kur flitet për elementin femër ku kushdo në botë duhet të tregohet gjeneroz dhe korrekt.

Kryeministri nuk duhet të bëjë protoganizëm me gratë, aq me tepër kur flitet për bashkëshorten e Kryetarit të Shtetit, edhe nëse ajo preferon me shumë politikën dhe opozitën, se sa First Lady.

Për dreq jemi të detyruar të pranojmë se Presidenti dhe Kryeministri e kanë në dorë fatin e Shqipërisë, ndaj duhet me tepër mirëbesim për të ardhmen europiane të shqiptarëve. Mund të ketë qytetarë të ndryshëm ku sejcilin prej këtyre të dyve, veçmas, e duan në hell. Por është fati i përbashkët i qytetarëve shqiptarë që vitin 2018 e kanë vendimtar. Ndaj të gëlltisim, sejcili nga pak, dhe të shikojmë pozitiven e përbashkimit.

Shënim i redaksisë www.kohajone.com:

Sapo shkrimi doli online kishte komente nga më të ndryshme nga lexues në facebook, ku disa thonë se “shkrimin e paska bërë Rama”, kurse të tjerë se “shkrimin e paska bërë Meta”. Por kjo përshtypje le të jetë e sejcilit, pasi as që duam t’ia dijmë për halucionet e disave në facebook. Shkrimi është i gazetës dhe vazhdoni  e shkruani sa me shumë në facebook me fantazira të sëmura shqiptare. 

E verteta mbetet se Shqipëria ka nevojë për me tepër besim mes politikanëve dhe rritjen e ekonomisë se çdo familje shqiptare.

Ndaj jepni e shkruani sa me shumë!