Deputeti socialist “befason” mjeshtrin e shahut, Kasparov

Deputeti i PS, Eduard Shalsi ka sfiduar mjeshtrin e shahut, Garry Kasparov.

“Rezistova me 37 lëvizje kundër Garry Kasparov”, shkruan Eduard Shalsi në Facebook pasi ka marrë pjesë në një simultane përballë kampionit të botës Garry Kasparov.

“Një darkë e këndshme pasoi simultanen, me biseda interesante”, mbyll postimin e tij Shalsi.