Zgjidhet lojtari me performancën më të mirë brenda një ndeshjeje (VIDEO)

Kur mbaron një vit në futboll, atëherë në fund duhet të zgjedhen më të mirët e këtij sporti gjatë vitit që kemi lënë pas.

Kështu vepruan të gjithë organet përkatëse të futbollit Europian dhe Botëror në fund të vitit 2017. Dhe natyrisht, nuk meritonte askush më shumë se Cristiano Ronaldo këto cmime pas vitit historik ku fitoi plot 5 trofe me Real Madridin, përcjell Albeu.com.

Pas triumfit në cmimin Uefa The Best, FIFA The Best dhe në Topin e Artë, Portugezi është nderuar edhe me një cmim tjetër e ky cmim vjen për performancën më të mirë individuale nga një futbollist gjatë vitit 2017.

Performanca e tij ndaj Atletico Madridit në gjysmëfinale të Champions League më 2 maj 2017 është zgjedhur performanca individuale më e mirë e vitit që lam pas.