Zbardhet akuza, Aqif Rakipi ka vjedhur 20 vite më parë në Itali

Prokuroria e Përgjithshme ka kërkuar nga KQZ heqjen e mandatit të dy deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë, për deputetin e Partisë Drejtësi Integrim dhe Unitet, Aqif Rakipi dhe deputetin e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Gledjon Rehovica.

Në kërkesën e Prokurorisë, thuhet se Aqif Rakipi eshte raportuar ne vitin 1998 per vepren penale te marrjes se mallrave te vjedhur ne Itali, por me tjeter emer, Skender Ejylbegaj. Kjo eshte verifikuar sipas prokurorise nga shenjat e gishtave, shkruan panorama.

Por deputeti i PDIU-së për Qarkun e Elbasanit ka deklaruar në formularin e tij të dekriminalizimit, se nuk është dënuar asnjëherë brenda dhe jashtë vendit.

Por Prokuroria e Përgjithshme disponon një dokument zyrtar nga Interpoli Roma në Itali, ku rezulton se deputeti i PDIU është arrestuar për vjedhje në vitin 1998.