Shkon për të festuar tek vëllezërit, 53-vjeçari pi fostoksinë e humb jetën

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Memaliaj ku një 53-vjeçar i identifikuar si Nasip Kalemi është vetëvrarë duke pirë fostoksinë.

Ngjarja ka ndodhur gjatë festave të fundvitit në banesën e vëllezërve të tij në fshatin Iliras.

53-vjeçari ka shkuar për të festuar tek vëllezërit e tij por i ka dhënë fund jetës duke pirë fostoksinë, raporton albeu.com.

Kalemi jetonte në Fushë-Krujë, ndërsa familjarët kanë bërë të ditur se një pjesë të fostoksinës e kanë gjetur në tavolinë.

Nuk dihen ende motivet e kësaj ngjarje, por nga policia po punohet për zbardhjen e rrethanave të plota të kësaj vdekje të rëndë.