Rrëfimi i babait të Amy Winehouse: Shpirti i vajzës së vdekur më shfaqet

Vdekja e Amy Winehouse në moshën 27-vjeçare shokoi botën e muzikës, teksa miliona fansa u trishtuan për ndarjen e papritur të saj nga jeta.

Kanë kaluar më shumë se 6 vjet nga vdekja tragjike e Amy Winehouse.
I ati Mitch thotë se vajza e tij është mjaft prezente në jetën e përditshme. Fantazma e saj e viziton rregullisht në shtëpinë e tyre në Kent.

Ai ka rrëfyer për “The Sun” se shpirti i Amy vjen dhe ulet në fund të krevatit të tij. Ai është rehat duke e ditur që vajza është ende me të.

“Në fakt tre vjet nga vdekja e saj mendoja se një ditë ajo do të kthehej në një formë apo një tjetër. Ajo erdhi, jo fizikisht, por shpirtërisht gjatë gjithë kohës”, ka thënë Mitch.