Rob Kardashian mohon akuzat se ka abuzuar me Blac Chyna

Saga e lidhjes së Rob Kardashian dhe Blac Chyna duket se do të vazhdojë edhe në vitin 2018.

Tetorin e kaluar, Chyna dorëzoi një padi kundrejt gjithë familjes Kardashian, duke thënë se ata e dëmtuan reputacionin e saj dhe ia shkatërruan reality shoë me Rob duke i shkaktuar dëme milionëshe.

Do Not Search Any Further

Click Here Now: albumin

Ajo gjithashtu në padinë e saj tha se babai i fëmijës së saj, Rob Kardashian abuzoi me të në muajin prill.

Por tashmë ka një zhvillim të ri.

Kardashian i është përgjigjur padisë së Chyna duke mohuar kështu të gjitha akuzat, përfshirë edhe atë se ai ka abuzuar me të,.

Modelja kishte deklaruar se Rob i kishte marrë telefonin, e kishtë rrëzuar në tokë dhe kishte hequr derën e dhomës së fjetjes nga vendi.

Ajo kishte thënë se kishte thirrur një shoqe që ta ndihmojë atë derisa kishte paraqitur si dëshmi se ish-i dashuri i saj kishte pasur qëllim ta vrasë veten.

Në këto dëshmi, janë disa tekste dhe një fotografi ku shihet dora e Rob Kardashian plot me barna.

Megjithatë, në zhvillimet e fundit, Rob thotë se ish e dashura e tij po gënjen dhe se ajo “nuk kishte pësuar ndonjë lëndim ose dëmtim si rezultat i ndonjë sjelljeje” prej tij.

Në dokumentet dorëzuar në Gjykatë, ai gjithashtu kujtoi se gjithashtu ai e kishte akuzuar modelen për abuzim.

Në muajin shtator, ai paraqiti një padi në të cilën pretendonte se ajo u përpoq ta mbyste atë me një kabllo të telefonit dhe dëmtoi shtëpinë ku jetonin, e cila ishte në pronësi të motrës së tij Kylie Jenner.