Njihuni me vajzën që mashtroi gjithë botën për pamjen e saj (FOTO LAJM)

Zuri faqet e para të tabloidëve me imazhet ku shfaqej e shpërfytyruar dhe duke treguar historinë sesi u ishte nënshtruar 50 operacioneve për t’i ngjasuar Angeline Jolie.

Por e gjitha duket se ka qenë një mashtrim. Iraniania Sahar Tabar i mashtroi të gjithë duke kombinuar mjeshtërisht Photoshop-in me efektet e kameras së telefonit të saj.

E reja ka dhënë një intervistë për Sputnik, ku me zë dhe figurë pranon se gjithçka ishte një sajesë.

“Nuk kam bërë asnjë operacion. T’i ngjasoj një personi tjetër, sado i famshëm qoftë nuk bën pjesë tek objektivat e mi”, thotë ajo.