Një tjetër këngëtare shqiptare po bën namin në botë

Duket se ky vit i ri ka filluar i mbarë për këngëtaret shqiptare të cilat po bëjnë namin në botë.

Në fillim ishte Rita Ora e cila ishte renditur e para në listën e këngëve më të shkarkuara në SHBA, ndërsa tani një tjetër këngëtare thyen të njëjtin rekord por në Australi.

Bëhet fjalë për Bebe Rexhën. Kjo e fundit sot ka postuar në faqen e saj në Instagram suksesin e arritur.

Kënga e saj e fundit “Meant to be” ka thyer rekordin e dëgjueshmërisë në Australi duke lënë pas këngëtarë si Eminem, Ed Sheeran dhe Beyonce.