Kryeministri Rama emëron këshilltare vajzën e komunitetit rom, Eriglisen

Në ditët e fundit të vitit, kryeministri Edi Rama i premtoi Eriglisës, vajzës së komunitetit rom, se do t’i gjente punë, pasi dëgjoi nga afër vuajtjet dhe përballjet e saj me varfërinë.
Teksa dëgjoi rrëfimin e saj te emisioni  “Ka një mesazh për ty” drejtuar nga Ardit Gjebrea, kryeministri i bëri edhe një premtim live, te cilin sot e ka realizuar.
Ditën e sotme, kryeministri ka dhënë lajmin e mirë për Eriglisën, e cila i është bashkuar ekipit në Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale. Rama i premtoi vajzës së komunitetit rom se do ta bënte keshilltare te Ministria e Shendetsise dhe Mbrojtjes Sociale e cila drejtohet nga Ogerta Manastirliu, kurse sot vete kryeministri Rama ka dale dhe e ka pritur Eriglisen  në Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.
“Viti i ri i punës nisi sot në mëngjes, me mirëseardhjen e Eriglisës në ekipin e Ministres së Shëndetësisë e Mbrojtjes Sociale ShqipëriaqëDuam”, shkruan Edi Rama ne facebook duke botuar dhe fotot e saj ne ministri.

Më pas Eriglisa ka marrë zyrën e saj, kompjuterin dhe është takuar me stafin ku do të punojë si këshilltare e ministres Ogerta Manastirliu.

Kryeministri Rama bëri një veprim që mori përkrahjen e krejt shoqërisë.

Në foto: Eriglisa duke hyrë në oborrin e ministrisë së Shendetsisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Në foto: Eriglisa duke u pritur nga kryeministri Rama dhe Ardit Gjebrea në Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale.

Në foto: Eriglisa duke u pritur nga ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale, Ogerta Manastirliu.

 

Ne foto: Eriglisa me stafin e ministrisë se Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale